Udhëtimi lirshëm me “leje shëndetësore”, Franca merr vendimin

Bota

Udhëtimi lirshëm me “leje shëndetësore”, Franca

Qeveria franceze ka marrë një vendim të fundit, lidhur me udhëtimin në këtë kohë panedmie. Bëhet me dije se do ata që duan të udhëtojnë, duhet të marrin një leje shëndetësore, duke lejuar qytetarët e vaksinuar, ata që kanë një test negativ ose ata që janë shëruar nga COVID-19 të udhëtojnë lirshëm.

Kjo leje, shkruajnë mediat franceze, është pjesë e aplikacionit, TousAntiCOVID dhe brenda broshurës” njerëzit mund të ruajnë certifikatat e vaksinimit, rezultatet e testit ose dokumentacionin që janë shëruar nga COVID-19.

Mediat, duke cituar autoritetet, shojegojnë funksionimin e kësaj leje. Mësohet se laboratorët dhe farmacitë, do të dërgojnë rezultatet e COVID në një sistem të menaxhuar nga sistemi francez i sigurimeve shëndetësore. Ata do ta “nënshkruajnë”  për të garantuar vërtetësinë e tij dhe më pas do të shtohet në “broshurën” e aplikacionit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qëllimi i qeverisë është që sistemi të testohet brenda vendit, më  pas në territoret jashtë shtetit gjatë javëve të ardhshme. Cedric O e përshkroi si hapin e parë drejt udhëtimit të sigurt në të gjithë Bashkimin Europian.

Kjo leje ndryshon nga certifikata e Vaksinimit, që është përfolur këto muaj.

ME TE LEXUARAT