“Putin” parakalon nudo para ambasadës ruse

Bota

“Putin” parakalon nudo para ambasadës ruse

Një protestë e pazakontë është mbajtur të premten në Pragë, ku një kukull që portretizonte presidentin rus, Vladimir Putin, i zhveshur lakuriq, parakaloi në dyert e ambasadës ruse.
Demonstruesit, pjesëtarë të grupit “Kaputin”, kërkuan lirimin e kritikut Alexey Navalny dhe denoncuan shtimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

Protestuesit e kishin ulur kukullën në një tualet prej “floriri”, që simbolizonte fronin e pushtetit të tij, ndërsa në duar i kishin vendosur një furçë dhe një top me letër higjienike.

“Putin” parakalon nudo para ambasadës ruse

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Furçat e tualetit u bënë simbol i protestave pas arrestimit të Navalny-t në shkurt, pas burgosjes së tij. Protestuesit gjithashtu i bënë thirrje qeverisë çeke që të mbante orientim pro perëndimor dhe të mos porosisë vaksinën ruse, Sputnik V./A2

ME TE LEXUARAT