Putin drejton Lada-n për të rritur shitjet, por gati sa nuk u përplas me veturën ruse
Vladimir Putin shihje sot në drejtim të një automjeti Lada në një video promocioni në Rusi por thuajse nuk shkaktoi një aksident në autostradën e Tver, ku po merrte kthesat.
71-vjeçari Putin hapi sesionin e promocionit duke drejtuar një Lada Aura të zezë në autostradën që lidh Moskën me Shën Petersburg, kur në një gabim të vogël sinjalizimi thuajse u përplas me veturën e sigurisë që e ndiqte.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas drejtimit të shkurtër me mjetin Lada Aura, president doli jashtë i rrethuar nga disa agjentë sigurie, të cilët i kaluan xhaketën, ku u duk se ai nuk mbante jelek anti-plumb siç ishte sugjeruar më herët.
Zhvillimi vjen teksa Rusia vijon konfliktin e rëndë ne lindje te Ukrainës me aneksimet e zonave pro-ruse dhe dy ditë pas atentatit ndaj ish-presidentit Trump në SHBA.
Shërbimet e inteligjencës ruse e ukrainase kane thënë më parë se pasur gjithashtu disa tentativa për vrasjen e Putin, deri tani të pasuksesshme.