Pse AstraZeneca dhe Johnson& Johnson shkaktojnë mpiksje gjaku? Flet për herë të parë eksperti gjerman

Bota

Pse AstraZeneca dhe Johnson& Johnson shkaktojnë mpiksje gjaku? Flet

Që nga nisja e fushatës së vaksinimit, shumë persona kanë gjetur vdekjen pasi kanë injektuar vaksinën AstraZeneca në Europë dhe Johnson & Johnson në SHBA. Prej kohësh, shkencëtarët po punojnë për të zbuluar shkakun pse këto vaksina shkaktojnë mpiksje gjaku.

Eric Van Gorp, professor në Holandë që po merret me këtë çështje u shpreh se është shumë e rëndësishme të kuptpjmë shkakun. “Të kuptuarit e shkakut është e rëndësisë më të lartë për vaksinat e gjeneratës së ardhshme, sepse koronavirusi do të qëndrojë me ne dhe vaksinimi ka mundësi të bëhet i përvitshëm”, tha ai.

Ndërkohë Andreas Greinacher, një ekspert i gjakut në Gjermani u shpreh se se ai dhe ekipi i tij në Universitetin e Greifsëald folën më tej. Ata besojnë se të ashtuquajturat vaksina vektoriale virale, të cilat përdorin viruse të modifikuar të parrezikshëm, të njohur si adenoviruse, për të përcjellë material gjenetik tek marrësit e vaksinave për të luftuar koronavirusin, mund të shkaktojë një autoimune përgjigje që çon në mpiksjen e gjakut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Prof. Greinacher, gjerman, ai reagim mund të lidhet me proteina të humbura dhe një ruajtës që ai ka gjetur në vaksinën AstraZeneca. Profesori në fjalë dhe ekipi i tij sapo kanë filluar ekzaminimin e vaksinës Johnson & Johnson por kanë identifikuar më shumë se 1.000 proteina në vaksinën e AstraZeneca që rrjedhin nga qelizat njerëzore, si dhe një ruajtës të njohur si acid etilenediaminetetraacetik, ose EDTA

Mediat e huaja shkruajnë se hipoteza e tyre është se EDTA, e cila është e zakonshme për barnat dhe produktet e tjera, ndihmon ato proteina të humbura në qarkullimin e gjakut, ku ato lidhen me një përbërës të gjakut të quajtur faktori i trombociteve 4, ose PF4, duke formuar komplekse që aktivizojnë prodhimin e antitrupave.

I gjithë ekipi shqyrtoi mostrat nga AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Efektet e të dy inokulimeve, siç komentoi Greinacher, mund të jenë të ngjashme sepse të dyja vaksinat përdorin adenovirusë të modifikuar – një familje ngjitëse virusesh që infektojnë njerëz dhe kafshë – në mënyrë që doza të hyjë në qelizat e trupit.

“Supozimi im është, dhe kjo është një hipotezë, se ky është një efekt klasor i vaksinave që përdorin adenovirus,” tha eksperti ËebMD, editoriali i të cilit ofron informacion mbi shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

Inflamacioni i shkaktuar nga injeksionet anti-COVID-19 do të mashtrojnë sistemin imunitar në mënyrën vijuese: trupi ‘mendon’ se ka zbuluar bakteret dhe, për këtë arsye, shkakton një përgjigje luftarake që do të përkthehej në mpiksje dhe gjakderdhje.

ME TE LEXUARAT