Princesha Kate Middleton me kancer, Mbreti Charles: Krenar për guximin e saj
Lajmifundit
/
22 Mars 2024, 21:31
Bota
Pallati mbretëror Buckingham ka reaguar pas deklaratës së Kate Middleton se ajo vuan nga kanceri, duke thënë se Mbreti Charles ka qenë në kontakt të ngushtë me Princeshën e Uellsit javët e fundit pas qëndrimit të tyre në spital.
Mbreti është “shumë krenar për Kate për guximin e saj për të folur ashtu siç bëri,” tha pallati, duke e përshkruar princeshën si “nusja e dashur e monarkut”.
Mbreti dhe Mbretëresha “do të vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen gjatë kësaj kohe të vështirë”.