Prangoset spiuni rus në Poloni, pranon se ka “nxjerrë” sekretet e ushtrisë

Bota

Prangoset spiuni rus në Poloni, pranon se ka “nxjerrë”

Agjencia polake për Siguri të Brendshme (ABË) ka arritur të arrestojë një shtetas rus, pasi akuzohet se ka spiunuar në favor të Rusisë. Mediat vendase, duke cituar ABË, kanë treguar se i arrestuari është Marcin K., 43-vjeç, i cili akuzohet për veprimtari spiunazhi për shërbime të huaja në dëm të Republikës së Polonisë, vepër e cila dënohet nga një deri në 10 vite burg.

Mësohet se para prokurorisë ai ka pranuar që ka spiunuar për shërbimet e inteligjencës ruse, duke ju siguruar informacione që kanë të bëjnë me Ushtrinë polake. Njoftimi për arrestimin e spiunit rus, Marcin K. bëhet tri ditë pasi u publikua lajmi për arrestimin e dy personave të cilët kishin krijuar një sistem të teknologjisë informative, për ta përdorur për sulme kibernetike në Poloni. Arrestimi i dy të dyshuarve ishte bërë në fund të muajit shkurt, por ishte mbajtur i fshehtë për të mos dëmtuar hetimet.

Dy të arrestuarit kishin krijuar një strukturë special përmes së cilës do të kryenin sulme kibernetike në operatoret e rrjetit GSM, internet, si dhe institucionet shtetërore. Kohëve të fundit në Poloni vërehet një rritje e aktiviteteve të spiunazhit të shërbimeve nga lindja, e që kryesisht janë nga Rusia dhe Bjellorusia.

ME TE LEXUARAT