Policia qëllon për vdekje 16-vjeçaren afro-amerikane në Columbus (Video)

Bota

Policia qëllon për vdekje 16-vjeçaren afro-amerikane në

Vritet një 16-vjeçare afro-amerikane nga policia në Columbus, kjo për shkak se agjentët kanë reaguar ndaj një  përpjekjeje për sulm me thikë. Mediat shkruajnë se më vonë publikohen pamjet kur policia qëllon të miturën. Pamjet janë siguruar nga kamerat e trupit të policëve që janë përfshirë në ngjarje.

Viktima është Ma’Khia Bryant, që sipas familjes së saj, e mitura jetonte në një shtëpi sociale dhe ishte përfshirë në një zënkë me një adoleshent tjetër. Ajo shtoi se mbesa e saj e kishte hedhur thikën në tokë para se të qëllohej disa herë nga policia.

Kryetari i Bashkisë për mediat tha se çdo gjë do jetë transparente dhe se hetuesit do nxjerrin në pah të vërtetën e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT