"Pjesë e listës së kuqe", arrestohet trafikanti në Greqi, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Bota

"Pjesë e listës së kuqe", arrestohet trafikanti në

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar ditën e sotme nga autoritetet greke në Prevezë.

Sipas mediave greke shqiptari i arrestuar ishte pjesë e Listës së Kuqe të Kërkimit Ndërkombëtar nga Interpol në Shqipëri dhe ishte në kërkim për kultivimin e drogës.

Pas arrestimit ai u dërgua në Prokurorinë Publike të Prevezës dhe filloi procedura për ekstradimin e tij në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT