Mbyllen zyrat e USAID në Uashington, hiqen edhe logot, punonjëesit njoftohen të qëndrojnë në shtëpi
Fati i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID, duket i zymtë, pasi Elon Musk, njeriu më i pasur në botë i ngarkuar me rregullimin e qeverisë federale, tha te henen se Presidenti Donald Trump kishte nënshkruar mbylljen e agjencisë.
Diten e sotme, në Uashington, selia e USAID-it u mbyll gjatë ditës, dhe punonjësit u njoftuan në një email që të qëndronin në shtëpi.
Logot dhe fotot e punës së saj janë hequr nga muret e nderteses. Edhe faqja zyrtare dhe llogaritë e mediave sociale janë errësuar, duke u zëvendësuar me një version të reduktuar të faqes së saj të internetit në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Agjencia e ka gjetur veten në pikën e përpjekjeve të Trump dhe Musk për të reformuar qeverinë federale. Trump dhe aleatët e tij kanë thënë se agjencia, e krijuar nga Kongresi si një organ i pavarur, është haptazi partizane dhe e favorshme për demokratët.
Ligjvënësit dhe punonjësit e ndihmës janë përgatitur që Trump të mbyllë plotësisht agjencinë dhe ta vendosë atë nën ombrellën e Departamentit të Shtetit, një hap që u shfaq i pashmangshëm të hënën në mëngjes pas komenteve të Musk gjatë një bisede në X, platforma e mediave sociale që ai zotëron.
Artikulli i ores 11.30 - Pezullohen qindra punonjës, Elon Musk: Trump do mbyllë USAID-in: Mbështeti kauza të majta ekstreme
Miliarderi Elon Musk ka deklaruar se Presidenti Donald Trump ka rene dakord që Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, duhet të "mbyllet", pas disa ditësh spekulimesh mbi të ardhmen e agjencisë pasi financimi i saj u ngri dhe dhjetëra punonjës të saj u lanë pushim.
“Për sa i përket çështjeve të USAID-it, unë e diskutova atë me (presidentin) në detaje dhe ai ra dakord që ne duhet ta mbyllim atë”, tha Musk në një bisedë në X Space të hënën.
Musk tha se ai kontaktoi me Trump "disa herë" dhe Presidenti konfirmoi se dëshiron të mbyllë agjencinë, e cila shpërndan miliarda ndihma humanitare dhe fonde zhvillimi çdo vit.
CNN ka kontaktuar Shtëpinë e Bardhë dhe USAID për koment.
Të dielën në mbrëmje, përpara bisedës X Spaces, kur iu kërkua koment për USAID-in, Trump u tha gazetarëve: “Është drejtuar nga një grup i çmendurish radikalë dhe ne po i nxjerrim ata jashtë dhe më pas do të marrim një vendim”.
Komentet e Musk vijnë pasi dy zyrtarë të lartë të sigurisë në USAID u pezulluan ne menyre administrative të shtunën mbrëma për refuzimin e anëtarëve të Departamentit të Efiçencës së Qeverisë për akses në sistemet e agjencisë, edhe kur personeli i DOGE kërcënoi të thërriste forcat e rendit.
Rreth 60 punonjës të lartë të USAID-it u lanë në pushim javën e kaluar me akuzat për përpjekje për të anashkaluar urdhrin ekzekutiv të Trump për të ngrirë ndihmën e huaj për 90 ditë.
Një zyrtar tjetër i lartë u largua me leje pasi u përpoq ta kthente atë lëvizje pasi nuk gjeti prova për keqbërje.
Në bisedën e X Spaces pronari i X e quajti USAID-in “tepër partizane politikisht " dhe tha se ka mbështetur "kauza të majta radikale në të gjithë botën, duke përfshirë gjëra që janë antiamerikane".
Pezullimi i ndihmes amerikane me jashte ka prekur edhe Sqiperine pasi ambasada e SHBA, javen e kaluar njoftoi dhjetera institucione per nderprerjen e mbshtetjes se tyre, perfshire edhe SPAK-un.
Musk tha se USAID është "përtej riparimit", ndër sulmet e tjera që ai bëri kundër agjencisë së krijuar nga Kongresi si një organ i pavarur.
Ne nuk kemi "një mollë me një krimb në të," tha ai, "Ne kemi një top krimbash."
USAID u themelua në vitin 1961 nën administrimin e Presidentit John F. Kennedy dhe është krahu humanitar i qeverisë amerikane.
Ajo shpërndan miliarda dollarë çdo vit në mbarë botën në një përpjekje për të zbutur varfërinë, për të trajtuar sëmundjet dhe për t'iu përgjigjur zisë së bukës dhe fatkeqësive natyrore.
USAID promovon ndërtimin dhe zhvillimin e demokracisë duke mbështetur organizatat joqeveritare, mediat e pavarura dhe iniciativat sociale./lajmifundit.al.