Përkeqësohet gjendja e Navalny, avokati: Nuk do e ndalë grevën

Bota

Përkeqësohet gjendja e Navalny, avokati: Nuk do e ndalë

Avokati i opozitarit Aleksei Navalny ka dhënë një deklaratë tjetër, lidhur me gjendjen e klientit të tij. Alexei Liptser tha se gjendja e klientit të tij është shumë keq. Kujtojmë se kritiku i Kremlinit është transferuar në spitalin e burgut, pasi vendet perëndimore ushtruan presion mbi Rusinë.

Avokati Lipster u takua një ditë më parë me klientin e tij dhe bëri me dije se, ndonëse situata e tij po përkeqësohet, ai do e vazhdojë grevën e urisë.

 “Avokati e ka parë Navalnyn për pak minuta dhe më pas është larguar nga zyrtarët e burgut. Mjekëve civilë nuk u është lejuar ta shohin atë dhe ai nuk do ta ndalë grevën”, ka thënë koordinatori i rrjetit të lëvizjes së Navalnyt Leonird Volkov, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agjencia e lajmeve Reuters ka cituar Lipsterin të ketë thënë se mjekut të Navalnyt sërish nuk i është mundësuar ta vizitojë atë. Disa ditë më parë, mjekët personalë të Navalnyt dhe tre zyrtarë tjerë, kanë thënë se Navalny mund të përballet me sulm në zemër “çdo minutë”.

Lideri opozitar është arrestuar në muajin janar, pasi ka arritur nga Gjermania në Rusi. Në Berlin ai është trajtuar nga helmimi që i është bërë në Siberi.

Nëpër laboratorët evropianë është vërtetuar se Navalny është helmuar me agjent nervor. Ai ka akuzuar presidentin rus Vlamir Putin për helmimin, pretendim që Kremlini e mohon. Një gjykatë në Moskë e ka dënuar Nanvalnyn më 2 vjet e gjysmë burgim, për akuza që ai i konsideron të motivuara politikisht./REL

 

 

ME TE LEXUARAT