Përfundon telefonata Trump-Putin për armëpushim në Ukrainë! Zbardhen detaje!

Bota

Përfundon telefonata Trump-Putin për armëpushim në

Ka përfunduar telefonata mes Trumpit dhe Putinit që zgjati të paktën 90 minuta. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se ka përfunduar biseda telefonike midis presidentit Amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin.

Biseda ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, tha zyrtari, ndërsa nuk dha asnjë detaj tjetër se çka biseduan liderët e të dyja vendeve, raporton skynews. Ndërkohë, rreth telefonatës ka folur i dërguari i presidentit rus, Kirill Dmitriev. Ai tha se, nën udhëheqjen e shefit të tij dhe presidentit amerikan, botë është bërë sot një vend shumë më i sigurt. Ndryshe, Trump dhe Putin është raportuar se do të flasin rreth mundësisë së përfundimit të luftës në Ukrainë.

Kjo e fundit kishte rënë dakord me planin amerikan, i cili fillimisht parasheh një armëpushim 30 ditësh mes palëve, gjegjësisht Ukrainës dhe Rusisë

ME TE LEXUARAT