Pas një viti “rrëmujë”, Koreja e Veriut dhe e Jugut rikthejnë komunikimet kufitare

Bota

Pas një viti “rrëmujë”, Koreja e Veriut dhe e Jugut

Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë bërë të ditur se kanë rikthyer komunikimet kufitare, të cilat ishin bllokuar për më shumë se një vit. Të dyja palët janë pajtuar edhe për përmirësim të marrëdhënieve. Njoftimi i përbashkët ka qenë zhvillimi i parë pozitiv, prej një serie të samiteve të dështuara në mes të ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikoren, Kim Jong Un.

Media shtetërore verikoreane, KCNA, ka thënë se të gjitha kanalet e brendshme koreane, do të rikthehen më 27 korrik, në përputhje me marrëveshjen e arritur në mes të Kim Jong Unit dhe presidentit jugkorean, Moon Jae-in. Ata kanë zhvilluar bisedën e parë telefonike më 27 korrik, ka thënë Ministria për Bashkim në Seul.

KCNA e ka konsideruar rinisjen e kontakteve si “hap të madh drejt përmirësimit të besimit dhe promovimit të pajtimit”. Zyrtarë jugkoreanë kanë thënë se të dy liderët kanë shkëmbyer shumë letra prej prillit të vitit të kaluar, në të cilat janë pajtuar për të rikthyer lidhjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti jugkorean ka ndërmjetësuar samitin e parë të mbajtur në mes të Koresë Veriore dhe një presidenti amerikan në pushtet, në qershor të vitit 2018.

Mirëpo, Phenjani ka ndërprerë kontaktin me Seulin, pas dështimit të samitit të dytë në mes të Kimit dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Hanoi. Trump dhe Kim më pas janë takuar në një zonë kufitare koreane më 2019. Prej kur presidenti amerikan, Joe Biden, ka marrë pushtetin, Phenjani dhe Uashingtoni nuk kanë komunikuar në nivel diplomatik.

Kim ka thënë në muajin qershor se Phenjani duhet të përgatitet si për dialog ashtu edhe për përballje me Uashingtonin, derisa Shtëpia e Bardhë është zotuar për qasje praktike. Shtetet e Bashkuara kërkojnë çarmatosjen e Koresë Veriore, në mënyrë që këtij vendi t’i hiqen sanksionet e ashpra./REL

 

ME TE LEXUARAT