Pas 5 ditësh të gjithë me sytë nga qielli, meteori 2023 DZ2 afrohet pranë Tokës/ Sa janë shanset për 'dëme'

Bota

Pas 5 ditësh të gjithë me sytë nga qielli, meteori 2023 DZ2

Më 27 mars 2023, një asteroid i sapo zbuluar do të kalojë afër Tokës. I njëjti asteroid do të kthehet në planetin tonë disa vite më vonë, në vitin 2026.

Trupi qiellor në fjalë është 2023 DZ2. Astronomët e Projektit Euronear Ovidiu Vaduvescu, Freya Barwell dhe Kiran Jhass kontribuan në zbulim e tij, duke përdorur teleskopët "Isac Newton".

Diametri i asteroidit 2023 DZ2 është rreth 60 metra (58 për të qenë të saktë), i barabartë me madhësinë e Palazzo della Civiltà Italiana, i njohur gjithashtu si sheshi Koloseum.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rast të një përplasjeje me Tokën, mund të shkaktojë dëme serioze, pasi është tre herë më i madh se meteori Chelyabinsk i vitit 2013, i cili plagosi 1500 njerëz.

Ndaj është e nevojshme të matet saktësisht trajektorja e saj, por deri tani parashikohet se shanset për përplasje janë 1 në 621.

Më 27 mars, asteroidi 2023 DZ2 do të kalojë afër Tokës, në një distancë prej rreth 170,000 kilometrash, më pak se gjysma e distancës mesatare midis Tokës dhe Hënës.

Asteroidi do të arrijë pikën më të afërt me planetin tonë në orën 12:15, duke lëvizur me një shpejtësi mbi 32,000 kilometra në orë./corriere.it

ME TE LEXUARAT