Pamjet nga sulmi në klubin e natës së LGBT, autori qëllon me kallashnikov drejt njerëzve (VIDEO)

Bota

Pamjet nga sulmi në klubin e natës së LGBT, autori qëllon me

Janë publikuar pamjet e sulmit në një lokal natë të komunitetit LGBT në Oslo të Norvegjisë, që terrorizoi vendin nordik mbrëmjen e kaluar.

Në video duket se autori i armatosur hyn brenda dhe me breshëri qëllon drejt personave brenda.

Gjithashtu, pamjet tregojnë turmat e njerëzve që dalin me vrap të frikësuar nga ambienti i lokalit ku po qëndronin, pas të shtënave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ndodhi rreth orën 01:00 të ditës së sotme, ku dy persona humbën jetën dhe rreth 20 mbetën të plagosur.

Policia ka arrestuar brenda pesë minutave autorin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte motivi, megjithëse dyshohet për një akt terrorist.

ME TE LEXUARAT