OBSH jep lajmin e mirë: Mund ta vëmë nën kontroll pandeminë në pak muaj, por me një kusht

Bota

OBSH jep lajmin e mirë: Mund ta vëmë nën kontroll

Një lajm i mirë ka ardhur nga OBSH. Kreu i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh i bindur se bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë globale COVID-19 në muajt e ardhshëm, por me kusht që ajo të shpërndajë burimet e nevojshme në mënyrë të drejtë.

 “Ne kemi mjetet për ta sjellë këtë pandemi nën kontroll brenda disa muajsh, nëse i zbatojmë ato në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se është shumë i shqetësuar për përhapjen e Covid-19 tek mosha 25-59 në mbarë botën, duke menduar se shkak për këtë mund të jenë variantet ngjitëse. “U deshën nëntë muaj për të arritur një milion vdekje; 4 muaj për të arritur dy milionë dhe 3 muaj për të arritur tre milionë”, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT