Numër i lartë viktimash në Itali, mbi 12 mijë të infektuar me COVID gjatë 24-orëve

Bota

Numër i lartë viktimash në Itali, mbi 12 mijë të

Bilanci i pandemisë në Itali flet sot për 390 viktima, në rritje nga 216 të ditës së kaluar, ndërkohë që të infektuarit në 24 orët e fundit janë 12074, edhe këto në rritje të dukshme nga 8864 të djeshëm.
Mbeten 3151 personat e shtruar në terapi intensive në të gjithë vendin, edhe pse vërehet një ulje e shtrimeve spitalore.

Lombardia mbetet rajoni më i goditur, i ndjekur nga Veneto dhe Kampania.  
Ndërkohë, qeveria ka vendosur të rezervojë vaksinën Johnson & Johnson vetëm për personat sipër 60 vjeç.

Sot qeveria e kryesuar nga Mario Draghi ka vendosur një seri masash lehtësuese nga 26 prilli,  që do të mundësojnë lëvizjen ndër rajoneve të ndryshme me ngjyrë të verdhë, pra me shifra më të ulëta, ndërkohë që ka krijuar një kartë jeshile për zonat më të goditura, ku mund të rifillojnë lëvizjen personat e shëruar nga COVID-19, që janë vaksinuar totalisht ose që kanë kryer testin me rezultat negativ. Nga e hëna ndërkohë do të rifillojnë leksionet nëpër rreth 60% të shkollave në vend.

ME TE LEXUARAT