Një i vdekur nga vaksina Johnson & Johnson, SHBA nis hetimet

Bota

Një i vdekur nga vaksina Johnson & Johnson, SHBA nis hetimet

Një ditë pasi Johnson & Johnson u pezullua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mësohet se do të zhvillohet një takim mes Qendrës amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve me një komitet këshillues, për të analizuar rastet e raportuara me mpiksje gjaku, pasi u vaksinua me Johnson & Johnson.

Mësohet se komiteti këshillues do studiojë dhe rishikojë rastet e mpiksjes së gjakut, pasi situata është alarmante, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është në gjendje kritike.

Ndërkohë, Johnson & Johnson është vaksina e dytë që shkakton mpiksjen e gjakut, pas AstraZeneca.

ME TE LEXUARAT