Një pako kafe kushton 100 dollarë, ndërsa çaji 70, Kim Jong-un: Po përballemi me krizë të rëndë

Bota

Një pako kafe kushton 100 dollarë, ndërsa çaji 70, Kim

Koreja e Veriut është duke u përballur me një krizë të madhe ekonomike. Njerëzit po vuajnë mungesën e ushqimit, e çmimet në qytetet e vendit janë rritur së tepërmi.

Kriza është pranuar dhe nga vetë udhëheqësi suprem Kim Jong-un, i cili pak ditë më parë në mbledhjen e Byrosë ka pranuar që kriza ka kapluar vendin.

Në kryeqytetin Pyongyang, çmimet e disa mallrave bazë thuhet se po rriten. Ekspertët thonë se çmimet e orizit dhe karburantit janë relativisht të qëndrueshme, por prodhimet e importuara si sheqeri, vaji i fasules së sojës dhe çmimet e miellit janë rritur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Banorët gjithashtu zbuluan se sendet jo kryesore, siç është një pako e vogël çaji i zi mund të shitet për rreth 70 dollarë, ndërsa një paketë kafe mund të arrijë më shumë se 100 dollarë.

Kim nuk bëri të ditur shkallën e mungesave, por Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) vlerësoi së fundmi se Koreja e Veriut i mungon afërsisht 860 mijë tonë ushqim, ose ekuivalente me pak më shumë se dy muaj furnizime në të gjithë vendin.

ME TE LEXUARAT