Një incenerator shpërthen në Gjermani, zhduken 5 persona, 2 të plagosur rëndë

Bota

Një incenerator shpërthen në Gjermani, zhduken 5 persona, 2

Mëngjesin e sotëm, në Leverkusen të Gjermanisë është ndjerë një shpërthim i fuqishëm. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një incident në një incenerator të mbetjeve urbane. Për pasojë, raporton n policia e Këlnit, disa njerëz u plagosën ndërsa 5 janë zhdukur.

Ambienti është pushtuar nga një tymi masiv, për këtë autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të mbyllin dyert dhe dritaret, ndërsa njerëzit janë paralajmëruar të futen në ambiente të mbyllura sa më shpejt të jetë e mundur për të mos rrezikuar intoksikimin. Gjithashtu, është bllokuar autostrada që kalon pranë inceneratorit, për të shmangur kështu kalimin e makinave në zonë.

Ende nuk dihet shkaky mbi këtë shpërthim, por në vendngjarje kanë mbërritur policët, zjarrëfikësit, helikopterë dhe ambulancat.

ME TE LEXUARAT