Ngjarje e rëndë, burri vret gruan dhe më pas veten

Bota

Ngjarje e rëndë, burri vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një 62 vjeçar ka varë veten dhe gruan e tij 63 vjeç brenda makinës që ndodheshin të dy.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në makinën e çiftit të bashkëshortëve të parkuar në parkingun e varrezave në Vishkovci.

Trupat e pajetë të bashkëshortëve janë gjetur mesditën e kësaj të enjte. Dyshohet se 62 vjeçari Antun ka vrarë fillimisht gruan e tij më pas veten.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Antun dhe Ana lanë nga dy fëmijë të rritur nga martesat e tyre të para, ato kishin 12 vite që ishin martuar me njëri tjetrin.

Antun jetoi në Zagreb për më shumë se 15 vjet, ku u takua edhe me Anën, një vendase nga Zagorje. Ai me profesion është kuzhinier. Prindërit e tij të ndjerë punuan në polici.

ME TE LEXUARAT