Netanyahu udhëton për në SHBA për t’u takuar me Trump, çfarë priten të diskutojnë dy zyrtarët

Bota

Netanyahu udhëton për në SHBA për t’u takuar me Trump,

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka nisur udhëtimin nga Tel Avivi drejt Uashingtonit për një takim me presidentin amerikan Donald Trump. Temat kryesore të diskutimit do të jenë fitorja ndaj Hamasit, situata me Iranin dhe zgjerimi i marrëdhënieve diplomatike mes Izraelit dhe vendeve arabe.

Ky është takimi i parë i Presidentit Trump me një lider të huaj pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Netanyahu e cilësoi këtë takim si një shenjë të forcës së aleancës izraelito-amerikane, duke shtuar se ai synon të forcojë lidhjet me Uashingtonin pas një periudhe të tensionuar me ish-presidentin Joe Biden, veçanërisht për sa i përket konfliktit në Gaza.

Kryeministri izraelit theksoi se vendimet e marra nga vendi i tij kanë ndryshuar hartën e Lindjes së Mesme dhe beson se, duke bashkëpunuar me Trump, mund të vazhdojnë të bëjnë përparim. Në këtë vizitë, Netanyahu do të diskutojë gjithashtu fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, ku negociatat do të fillojnë të hënën, pas takimit me Trump dhe dërguarin e SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

ME TE LEXUARAT