Netanjahu: S’e pranojmë armëpushimin derisa Hamas të heqë dorë nga kërkesat e reja

Bota

Netanjahu: S’e pranojmë armëpushimin derisa Hamas të

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të enjten se një “krizë e momentit të fundit” me Hamasin është duke e vonuar miratimin e një marrëveshjeje të shumëpritur për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve.

Ndërkohë, bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz të enjten në Gazën e rrënuar nga lufta.

Zyra e Netanyahut tha se kabineti nuk do të takohet për ta miratuar marrëveshjen derisa Hamasi të tërhiqet, pasi e akuzoi grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE se po shkel pjesë të marrëveshjes në përpjekje për të fituar më shumë koncesione.

Izzat al-Rashq – zyrtar i lartë i Hamasit, tha se grupi militant është “i përkushtuar ndaj marrëveshjes për armëpushim, e cila u bë e ditur nga ndërmjetësit”.

ME TE LEXUARAT