Në SHBA pritet vendimi për ish- policin që vrau George Floyd, amerikanët në gadishmëri për protestat

Bota

Në SHBA pritet vendimi për ish- policin që vrau George Floyd,

Gjykata në SHBA pritet të japë vendimin për ish- policin Derek Chauvin, që vrau afrikano-amerikanit George Floyd. Më herët juria dëgjoi argumentet e prokurorisë dhe mbrojtjes. Mësohet, sipas mediave në SHBA se juria me 6 anëtarë të bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë po diskuton vendimin.

Organi i akuzës akuzon policin se e ka vrarë Floyd-in. "Ai ishte bllokuar nga gjuri në qafë për 9 minuta dhe 29 sekonda. George Floyd nuk përbënte kërcënim për askënd. Gjithçka duhej ishte një trajtim me njerëzi, gjë që nuk ndodhi”, tha prokurori Schleicher.

Nga ana tjetër, mbrojtja pretendoi se oficeri i bardhë që tani është i pushuar nga puna veproi në mënyrë të arsyeshme dhe se 46-vjeçari vdiq nga një problem me zemrën dhe përdorimi i paligjshëm i drogës. "Nëse ishte një përdorim i autorizuar force, nuk ka asnjë krim. Prokura nuk i ka vërtetuar argumentat e veta përtej një dyshimi të arsyeshëm", standardi ligjor për dhënien e një dënimi,” tha ai.

Në SHBA pritet vendimi për ish- policin që vrau George Floyd,

Avokati i mbrojtjes tha se zoti Chauvin nuk e trajtoi keq Floyd, përkundrazi i tha të qetësohej dhe thirri një ekip mjekësor, megjithëse ata arritën pasi ai kishte humbur ndjenjat.

Avokati Nelson hodhi poshtë pretendimin e prokurorëve se Chauvin e asfiksoi Floydin, duke thënë se vdekja e tij u shkaktua të paktën pjesërisht nga përdorimi i drogës dhe një problem në zemër.

ME TE LEXUARAT