Ndjekje si në filma, policia “këmba këmbës” trafikantëve në det të hapur, gomonia futet në rërë
Një skenë e ngjashme me ato në “Miami Vice” ka ndodhur në plazhin Los Enebrales të Spanjës, pranë kufirit me Portugalinë, aty ku trafikantët janë mundur t’i ikin policisë me gomone. Ata e futën gomonen në rërë, aty ku po merrnin rreze shumë pushues.(Shiko këtu)
Mediat spanjolle raportojnë se gomonia dyshohet se përdorej për trafikun e drogës nga Maroku në Spanjë. Pasi pikasi gomonen, policia iu vu nga pas për ta ndaluar, ndërsa njoftoi edhe policinë në breg, e cila arriti të kapte dy nga trafikantët, të tjerët u arratisën.
Ndërkohë, në gomonen me katër motorë, nuk u gjet drogë, por policia dyshon se ajo kishte dalë në det të hapur, ku po priste sinjalin për të marrë ngarkesën nga një anije.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.