Mund të shpërthejë lufta? 500 mijë trupa ushtarake në lëvizje drejt kufirit ruso-ukrainas

Bota

Mund të shpërthejë lufta? 500 mijë trupa ushtarake në

Vladimir Putin mund të ketë urdhëruar deri në gjysmë milioni trupa në kufirin ukrainas ndërsa frika rreth një lufte të mundshme në Evropë po rritet. Siç shkruan Mirror, një analist veteran paralajmëroi se vendi është në “pragun e luftës” falë “mobilizimit total” në një nivel që nuk është parë për gati 50 vjet, në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Madje, po sipas mediumit britanik, “Rusia është e gatshme të shkojë në luftë me SHBA-në nëse ndërhyn, pohohet, me gjithë thirrjen e Joe Biden për qetësi”. Në këtë drejtim bëhet e ditur se sot marina ruse filloi stërvitjet në Detin e Zi në një shfaqje të forcës përpara ardhjes së dy anijeve luftarake të SHBA-së në rajon.

Mund të shpërthejë lufta? 500 mijë trupa ushtarake në

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë thuhet më tej, pamjet e reja gjithashtu treguan Flotën e Detit të Zi të Rusisë në manovra – ndërsa Ukraina zhvilloi gjithashtu stërvitje detare pranë Krimesë. Kjo vjen ndërsa një analist veteran i pavarur i mbrojtjes ruse Pavel Felgenhauer ka pohuar se Putini mund të ketë urdhëruar lëvizjen e “më shumë se gjysmë milioni” trupave që përfshijnë forca nga Paqësori në Baltik.

I pyetur në radio Ekho Moscow nëse Rusia ishte “në pragun e luftës”, ai u përgjigj: “Praktikisht, jemi”. Ai tha: “Po ndodh një mobilizim i paparë i forcave të armatosura ruse”.
“Të gjitha forcat e armatosura. Kjo nuk ka ndodhur as që nga viti 1973, as që nga viti 1962. Mobilizimi total. Të gjitha forcat e armatosura”.

Mund të shpërthejë lufta? 500 mijë trupa ushtarake në

“Numri i saktë i njerëzve që marrin pjesë nuk tregohet zyrtarisht. Me sa duket më shumë se gjysmë milioni”. Ai theksoi: “Kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht do të fillojë. Por përgatitja është serioze”. Felgenhauer – i cili ka punuar si analist i mbrojtjes dhe ekspert për mediat ruse për tre dekada – tha: “E gjithë kjo duket sikur Shtabi i Përgjithshëm Rus po mbledh forca dhe mjete për një operacion të mundshëm ‘të thellë’ strategjik”.

ME TE LEXUARAT