Mister në Nju Jork, policia heton grupet e njerëzve që dalin nga pusetat gjatë natës

Bota

Mister në Nju Jork, policia heton grupet e njerëzve që dalin nga

Policia e Nju Jorkut ka nisur një hetim mbi një seri incidentesh të pazakonta që kanë ngritur pikëpyetje mes banorëve dhe autoriteteve, pasi disa grupe njerëzish janë filmuar duke dalë nga pusetat e sistemit të kanalizimeve në lagje të ndryshme të qytetit gjatë natës.

Hetimi u nxit nga videot e publikuara në rrjetet sociale, të cilat tregojnë persona që hyjnë dhe dalin nga rrjeti i kanalizimeve në orët e vona. Sipas Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD), oficerë të Njësisë së Shërbimeve të Emergjencave, të trajnuar për operacione në sistemin e kanalizimeve, kontrolluan zonat për të verifikuar nëse ekzistonte ndonjë kërcënim për sigurinë publike.

“Nuk u gjet asgjë e dyshimtë apo e rrezikshme,” deklaroi policia, duke shtuar se edhe Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit, i cili administron rrjetin e kanalizimeve, nuk konstatoi dëmtime në infrastrukturë.

Deri më tani nuk janë raportuar arrestime apo persona të lënduar.

Një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit tha për NBC News se një nga teoritë që po shqyrtohet është se personat mund të kenë hyrë në kanalizime në kërkim të sendeve me vlerë që përfundojnë në rrjetin e ujërave të zeza.

ME TE LEXUARAT