Ministri francez miraton masa të reja për shkollat gjatë pushimeve në Ibiza

Bota

Ministri francez miraton masa të reja për shkollat gjatë

Ministri i francez i arsimit Jean-Michel ka miratuar masa të reja për shkollat  teksa ndodhej me pushime në Ibiza, sipas mediave lokale, duke shkaktuar zemërim te populli. Lajmi u konfirmua të hënën nga Ministria e Arsimit, duke theksuar se Blanche ishte duke “punuar në distancë” kur prezantoi protokollin me masat e reja për shkollat, më 2 janar.

Të gjitha partitë opozitare kërkuan dorëheqjen e tij. Janë të shumtë ata që e kanë kritikuar ministrin duke thënë se masat janë marrë me vonesë dhe duke hedhur dyshime nëse ai vërtet ka punuar gjatë pushimeve.

Kandidati për postin e Presidentit të Republikës, Giannik Zando, u shpreh se “një nivel i tillë përbuzjeje dhe papërgjegjësie nuk mund të tolerohet. “Në vend që të përgatiste me mësuesit dhe prindërit hapjen e shkollave me pandemi, ministri po organizonte ndodhej me pushime”, tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Problemi nuk është Ibiza, janë veprimet e këtij ministri”, shtoi ai. “Ai u vonua në miratimin e protokollit për shkollat ​​dhe kur diçka e tillë bazohet në një gënjeshtër, humbet besimi”, tha sekretari i Partisë Socialiste, Olivier.

ME TE LEXUARAT