Mik i afërt me Udhëheqësin Suprem, kush është Mohammad Mohbar, pasuesi i përkohshëm i Raisit
Zëvendëspresidenti Mohammad Mohbar kryesoi një mbledhje urgjente të kabinetit pas lajmit për vdekjen e Presidentit Raisi në një aksident me helikopter, njoftuan mediat shtetërore.
Në një deklaratë, qeveria shprehu ngushëllimet e saj për liderin suprem Ali Khamenei dhe kombin iranian dhe tha se do të vazhdojë të funksionojë pa ndërprerje, sipas Press TV.
Ministrat gjithashtu bënë homazhe për presidentin e ndjerë dhe “përpjekjet e tij të palodhura”, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërsa nënpresidenti i Iranit, Mohammad Mohbar, pritet që pas rrëzimit fatal të avionit të bëhet presidenti i përkohshëm i vendit, i cili do të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen brenda 50 ditëve nga vdekja e presidentit.
Por kush është Mohber:
I lindur më 1 shtator 1955, Mohber, ashtu si Raisi, konsiderohet i afërt me liderin suprem Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet e shtetit. Mohber u bë nënkryetar i parë në vitin 2021, kur Raisi u zgjodh president.
Mohbar ishte pjesë e një grupi zyrtarësh iranianë që vizituan Moskën në tetor dhe ranë dakord të furnizonin me raketa tokë-tokë dhe më shumë drone për ushtrinë ruse, thanë burimet për Reuters në atë kohë. Ekipi përfshinte gjithashtu dy zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit dhe një zyrtar nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare.
Mohber më parë drejtoi Setad, një fond investimi i lidhur me liderin suprem.
Në vitin 2010, Bashkimi Evropian përfshiu Mohber në një listë të personave dhe subjekteve që sanksionoi për përfshirje të supozuar në “aktivitete bërthamore ose raketore balistike”.
Dy vjet më vonë, e hoqi atë nga lista.