Merr flakë kampi i emigrantëve, evakuohen mbi 200 persona

Bota

Merr flakë kampi i emigrantëve, evakuohen mbi 200 persona

Një kamp me 200 emigrantë është përfshirë nga flakët një ditë më parë në Spanjë.

Mediat e huaja shkruajnë se janë evakuuar rreth 200 puntorë, ndërsa mësohet se shumica e banorëve të kampit ishin burra nga Afrika Sub-Sahariane dhe Maroku, që punonin në fermat e shumta në zonë.

Së bashku me turizmin, bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave për rajonin. Kampi përbëhej nga qindra kasolle të ndërtuara rreth 15 vite më parë dhe strehonin deri në 500 punëtorë migrantë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorët e evakuuar u dërguan me autobus në një magazinë aty pranë ku i pritën punonjësit e bamirësisë.

 

ME TE LEXUARAT