Çmendet 81-vjeçari në Itali, vret me thikë gruan dhe qenin

Bota

Çmendet 81-vjeçari në Itali, vret me thikë gruan dhe

Një shtetas italian 81-vjeçar vrau gruan 80-vjeçare dhe qenin. Ngjarja ndodhi në Roça Nervina, Ventimiglia (Imperia).

Faktet tregojnë se Fulvio Sartori, mesnatën e së hënës, kishte pasur një grindje të ashpër me bashkëshorten e tij, Tina Boeri.

Në mëngjes, ai mori një thikë në kuzhinë dhe qëlloi në qafë 80-vjeçaren, ndërsa me të njëjtën thikë goditi edhe qenin. Më pas, ai u kthye në shtrat, ndërsa me thikë kishte prerë një venë duke tentuar vetëvrasjen. Ai është dërguar në spital, ku po merr mjekim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorët e zonës me afro 300 banorë flasin për Fulvion dhe Tinën si një çift i qetë.

ME TE LEXUARAT