Mediat greke: Faktet që fundosën burrin vrasës të 20-vjeçares, nuk pati grabitje

Bota

Mediat greke: Faktet që fundosën burrin vrasës të

Opinioni publik grek është shokuar pasi mediat fqinje duke iu referuar burimeve të policisë raportojnë se vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në sy të foshnjës është burri i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos.

Provat bazohen kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.

Zyrtarë të lartë të policisë greke pretendojnë se kanë informacion të mjaftueshëm në duart e tyre për të mbështetur aktakuzën. Mbi të gjitha, kjo është arsyeja pse zhvillimet janë përshpejtuar në 24 orët e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve të policisë, burri i Caroline, i cili u mor me urgjencë nga Alonissos i shoqëruar nga oficerë policie për t’u paraqitur në polici, nuk ishte në gjendje tu përgjigjej pyetjeve të departamentit të vrasjeve, raporton Zougla.

Kështu, e gjithë ngjarja është përmbysur dhe i dyshuari kryesor është burri i Caroline. Sipas burimeve të policisë, thelbi i historisë së burrit të Caroline ka rënë poshtë, pasi tani nga faktet vlerësohet se nuk kishte asnjë grabitje.

Kontradiktat në të cilat ra piloti:

– Ai dëshmoi se i ra të fikët, por hetimi provoi se ka përdorur celularin e tij.

-Ai e mbylli dhe e zhbllokoi celularin disa herë, ndërsa supozohej të ishte pa ndjenja dhe i lidhur.

-Kamera në katin përdhes regjistroi në 12 mesnatë të 11 majit, 32-vjeçarin me fëmijën në krahë. Në orën 1:19 të mëngjesit kamera në katin e parë u ndërpre. Grabitësit erdhën shumë më vonë sipas asaj që ka dëshmuar vetë piloti.

Ka gjithashtu informacione që Caroline kohët e fundit donte të largohej nga shtëpia dhe po kërkonte të gjente një hotel për të qëndruar.

 

ME TE LEXUARAT