Me pranga në duar, nënë e bir nxirren të pajetë nga makina e mbytur në det/ Çfarë fshihet pas ngjarjes

Bota

Me pranga në duar, nënë e bir nxirren të pajetë nga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Greqinë, ku një grua 72 vjeçe dhe djali i saj janë nxjerrë të pajetë nga një makinë që ra në det.

Ngjarja ka ndodhur në Neoi Epivates, Selanik, ndërsa mediat raportojne se dy trupat ishin të lidhur me njëri-tjetrin, por edhe me pranga në timonin e makinës.

Përveç kësaj, ata duket se kanë ngarkuar në pjesën e pasme të makinës me thasë të mbushur me rërë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç shkruan thestival.gr , pas tragjedisë së ndodhur sot, qëndron një dramë e patreguar. Dy vite më parë, vëllai 50-vjeçar dhe djali i gruas i kishin dhënë fund jetës. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, babai i familjes ka ndërruar jetë duke mos duruar dhimbjen.

Sot, siç duket gjithçka, nënë e bir vendosën të shkruanin epilogun e kësaj tragjedie familjare.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupat e dy personave nuk ka shenja dhune.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas orës 14:00 në Neos Epivates. Sipas dëshmitarëve okularë, makina teksa po lëvizte në rrugën bregdetare, ka ndaluar për pak kohë dhe më pas drejtuesi i mjetit ka shtypur gazin dhe e ka hedhur në det.

Efektivët e Rojës Bregdetare, EMAK, Policisë dhe Zjarrfikësve, të mbërritur në vendngjarje, kanë nisur një aksion për lirimin e personave dhe nxjerrjen e makinës nga fundi i detit.

 

ME TE LEXUARAT