Mbrekulli! I zhdukur për tre ditë në pyllin e ftohtë, 3-vjeçari gjendet i gjallë

Bota

Mbrekulli! I zhdukur për tre ditë në pyllin e ftohtë,

Një djalë tre-vjeçar që u largua nga shtëpia e tij dhe humbi për disa ditë në një pyll me temperatura nën zero, në mënyrë të pabesueshme është gjetur gjallë e në shëndet të mirë në një zonë të mbushur me pemë, jo larg shtëpisë.

I vogli Jude Leyton u shpëtua dje rreth 1 km larg shtëpisë së tij pas një operacioni të gjerë kërkimi nga policia dhe banorët vendas në Ontario, Kanada. Jude ishte zhdukur prej paradites së të hënës kur ishte larguar nga kasollja e peshkimit të familjes, pranë liqenit Folsom në Ontario. Shqetësimet për mirëqenien e tij po shtoheshin kur temperaturat nisën të bien nën zero, edhe pse djali përshkruhej si “i veshur mirë për motin aktual” sipas sherifit lokal Bill Dickson.

“Ishte i veshur me një xhaketë dimri dhe një pulovër të trashë nën të. Ndërsa në këmbë mbante çizme. Ky ishte një nga elementët kryesorë që na mbanin me shpresa për jetën e tij”, tha ai.
Në misionin e kërkimit u përdorën qentë e nuhatjes, njësi zhytësash dhe grupe të gjera vullnetarësh, që kërkuan në të gjithë zonën prej 200-hektarësh rreth liqenit Canoe për të gjetur Jude-n e vogël.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

3-vjeçari më në fund ishte gjetur duke fjetur në një zonë me drunj të dendur, pasi grupet e shpëtimit zgjeruan rrezen e kërkimeve. “Ishte një finale e mrekullueshme për disa ditë shumë, shumë të vështira,” tha rreshteri i policisë Curtis Dick. Grupet kishin kërkuar terrenin e vështirë për katër ditë e tri net para se të pikasnin të voglin mes shkurreve.

Ofieri Scott McNames që pikasi i pari Jude, tha se ishte për të “dita më e bukur në 25 shërbim.”
Jude u dërgua më pas në spital për kontrolle por ishte shpallur “i gjallë e në shëndet të mirë” nga mjekët.

ME TE LEXUARAT