Mbi 150 mijë të pranishëm, përfundojnë homazhet për Papa Françeskun! Mbyllet bazilika e Shën Pjetrit!

Bota

Mbi 150 mijë të pranishëm, përfundojnë homazhet

Nderimet për Papa Françeskun përfunduan. Dhjetëra mijëra besimtarë nga e gjithë bota qëndruan në radhë në Bazilikën e Shën Pjetrit për t’i bërë nderimet e fundit Papë së ndjerë.

Radhë të gjata u krijuan rreth Sheshit të Shën Pjetrit dhe rrugëve përreth, ndërsa besimtarët kalonin në zemër të bazilikës në një kolonë të vetme që të çonte drejt altarit papnor, ku qëndron arkivoli i hapur i Françeskut. Bazilika u Shën Pjetrit u hap që të mërkurën për besimtarët, ditë kur trupi i Papës u transportua nga rezidenca Santa Marta.

Papa vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Ndërsa të shtunën, ditën e funeralit pritet një pjesëmarrje prej mbi 200,000 vetash. Të shtunën në mëngjes, arkivoli i Papës do të nxirret nga bazilika dhe do të vendoset në shesh. Mesha e funeralit do të fillojë në orën 10:00 me një kor që do të këndojë ritet hyrëse në latinisht.

Françesku do të varroset më pas sipas dëshirës së tij në Bazilikën SantaMariaMaggiore (Shën Zoja e Madhe), ndaj të cilës ai i kishte një përkushtim të veçantë.

Kortezhi funeral do të udhëtojë drejt bazilikës nga Shën Pjetri. Përgjatë rrugës priten të mblidhen mijëra qytetarët. Në 5.5 km nga Shën Pjetri në bazikë kortezhi mortor do të kalojë pranë shumë monumenteve të famshme të Romës, përfshirë Koloseun. Në shkallët e Bazilikës së Shën Zojës së Madhe kortezhi do të pritet nga 40 besimtarë me trëndafila të bardhë në duar.

Varrimi do të jetë një shërbim privat, por vizitorët do të lejohen menjëherë pas ceremonisë. Varri do të ketë vetëm mbishkrimin latin për Françeskun, Franciscus.

ME TE LEXUARAT