Marrëdhënia me SHBA dhe BE, Putin: Rusia po fajsohet pa prova

Bota

Marrëdhënia me SHBA dhe BE, Putin: Rusia po fajsohet pa prova

Vladimir Putin ka reaguar për akuzat e shumta që po merr vazhdimisht nga vendet perëndimore dhe SHBA. Kujtojmë se marrëdhëniet me këtë të fundit nuk janë aspak të mira. Putin, për televizionin amerikan pranoi se raportet mes dy shteteve janë në pikët më të ulët.

"Më e rëndësishmja në çështjet ndërkombëtare është parashikueshmëria dhe stabiliteti. Besoj se nga ana e partnerëve tanë amerikanë diçka  të tillë ne nuk e shohim prej vitesh. Jemi akuzuar për gjithçka: për ndërhyrje në zgjedhje, për sulme kibernetike e të tjera, dhe asnjëherë të vetme nuk janë munduar të na japin qoftë një provë të vetme, por thjesht akuza të pabaza.

Duhet të ketë bashkëpunim, dhe ne duhet të vendosim se ku për interesin e përbashkët por edhe të botës. Dhe për fushat që nuk merremi vesh, të bëjmë të qarta vijat tona të kuqe. Unë e kam takuar presidentin Putin. Ai është i zgjuar, i fortë dhe kam mësuar, siç thuhet në lojërat me top, se është një kundërshtar i denjë," deklaroi presidenti amerikan përpara takimit dypalësh në Gjenevë.

ME TE LEXUARAT