Macron: BE do të ngrihet në këmbë përballë kërcënimit të tarifave të Trump!

Bota

Macron: BE do të ngrihet në këmbë përballë

BE-ja do të ngrihet në këmbë nëse cënohen interesat e saj, ka deklaruar Emmanuel Macron, ndërsa liderët e bllokut kanë paralajmëruar "lëvizje të fort" ndaj  kërcënimit të Donald Trump për të vendosur tarifa ndëshkuese.

“Nëse cënohen interesat tona tregtare, Evropa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye të reagojë”, tha presidenti francez gjatë një takimi jozyrtar në Bruksel.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka deklaruar po ashtu duke deklaruar se BE-ja është mjaft e fortë për të reaguar ndaj çdo mase tregtare nga SHBA.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas tha ndër të tjera se nuk do të ketë fitues në këtë luftë tregtare.

"Evropa dhe SHBA kanë nevojë për njëra-tjetrën", tha ajo, ndërsa kryeministri polak, Donald Tusk, tha se një luftë tregtare është gabim dhe duhet bërë gjithçka që është e mundur për të ndaluar aleatët.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, tha se Kopenhaga në përgjithësi nuk do të mbështeste kurrë aleatët kundrështarë, por nëse administrata Trump vendos tarifa të ashpra ndaj Evropës, do të ketë përgjigje kolektive dhe të fuqishme.

Trump vendosi tarifa të larta për mallrat e importuara nga Kanadaja, Meksika dhe Kina të shtunën, duke cituar: "tarifat e reja ndaj BE-së do të ndodhin patjetër”.

 

ME TE LEXUARAT