Lufta në Ukrainë nuk kursen as fëmijët, që nga fillimi i konfliktit 483 të mitur të vrarë

Bota

Lufta në Ukrainë nuk kursen as fëmijët, që nga fillimi

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, 483 fëmijë janë vrarë, dhe 989 janë plagosur. Njoftimi u bë sot nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Shumica e fëmijëve u plagosën në rajonet Donetsk, Kharkiv dhe Kherson.

Sipas të dhënave të OKB-së, nga 24 shkurti 2022 deri më 8 maj 2023, në Ukrainë janë vrarë 8791 civilë, ndërsa janë plagosur 14815. OKB-ja sqaron se këto shifra mund të jenë edhe më të larta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT