Lëkundje për dy javë ose një tërmet tjetër i fortë, dy skenaret e sizmiologvve grekë për Santorinin

Bota

Lëkundje për dy javë ose një tërmet tjetër i

Lekundjet e vazhdueshme sizmike ne Santoroni jane bere shkak per shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme ne zone. 

Dy skenarë janë zbuluar deri tani nga anëtarët e komitetit të rrezikut sizmik dhe vullkanik ne Greqi.

Kryetari i Shoqatës Helenike të Rreziqeve Sizmike dhe Vullkanike, Efthymios Lekkas, foli për dy skenarët mbi të cilët bashkohen shkencëtarët që janë anëtarë të komitetit të rrezikut sizmik dhe vullkanik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç tha ai për SKAI-n, “ose do të vazhdojnë lëkundje të ngjashme për disa ditë ose do të kemi një tërmet më të fortë”.

z. Lekkas shpjegoi gjithashtu se "çfarëdo efekti që të japë pritet levizja e një cope tekntonike në jug si pasoje e të thyerjes së Anydros".

Ai vuri në dukje se “në mbledhjen e parë të komitetit, tërmeti më i madh që prisnim me një probabilitet shumë të vogël ishte 6,2 shkallë të Rihterit, por në të dytën arritëm 6 të shkallës Rihter”.

Nga ana e tij, drejtori i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik, Athanasios Ganas, vuri në dukje për Action24 se "tërmeti 5.2 Rihter të mërkurën mbrëma i dha energji të re levizjeve", duke vlerësuar se fenomeni mund të vazhdojë edhe për 1-2 javë të tjera.

ME TE LEXUARAT