Lehtësohen masat e Covid-19, pranvera në Holandë erdhi me hapjen e kopshtit historik të tulipanëve

Bota

Lehtësohen masat e Covid-19, pranvera në Holandë erdhi me hapjen

Qeveria e Holandës ka lehtësuar masat e Covid-19 dhe është hapur Kopshti historik i Tulipanëve. Mediat shkruajnë se vendimi  i qeverisë ka hapur kopshtin me mbi 7 milion tulipanë, zymbyle dhe mijëra lule të tjera të mbjella me kujdes në të gjithë lëndinat.

5,000 vizitorë u lejuan të hynin në kopsht, por ata duhet të kishin me vete rezultatet negative të një testi anti-COVID.

Lehtësohen masat e Covid-19, pranvera në Holandë erdhi me hapjen

Qeveria Holandeze njoftoi këtë javë se qindra vende publike do të lejohen të rihapen në kushte të rrepta sigurie për të vlerësuar nëse testimi i shpejtë mund të ndihmojë vendin në mënyrë të sigurt të lehtësojë kufizimet e koronavirusit. Sipas skemës, vizitorët në Keukenhof si dhe muzeumet, kopshtet zoologjike dhe vendet e tjera - lejohen të hyjnë nëse ata porosisin një biletë në internet dhe posedojnë një test negativ brenda 40 orëve nga vizita e tyre.

ME TE LEXUARAT