Lajm i mirë, OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinopharm

Bota

Lajm i mirë, OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim urgjent vaksinën kineze kundër koronavirusit të prodhuar nga Sinopharm.

Lajmin e njoftoi drejtori i OBSH-së që deklaroi në një konferencë për shtyp se “OBSH miratoi përdorimin urgjent të vaksinës Sinopharm nga Pekini kundër Covid-19”.

“Kjo zgjeron listën e vaksinave kundër Covid-19 që COVAX mund të blejë” tha drejtori i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus.

 Vaksina Sinopharm është tashmë në përdorim të gjerë në të gjithë botën me rreth 65 milionë doza të administruara.

Në të njëjtën kohë, vaksina e prodhuar nga Sinopharm bëhet ilaçi i parë kinez anti-Covid që merr miratimin e përdorimit urgjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

ME TE LEXUARAT