Ky vend merr vendimin, kokaina, heroina dhe drogat e rënda tashmë do jenë të ligjshme

Bota

Ky vend merr vendimin, kokaina, heroina dhe drogat e rënda tashmë do

Mbajtja e drogave të rënda si heroinë, kokainë, MDMA dhe metamfetaminë në provincën kanadeze të British Columbia nuk do të konsiderohet më si një krim.

Lëvizja e habitshme është zbatuar me shpresën për të frenuar numrin rekord të vdekjeve nga mbidoza me të cilat kjo provincë është përballur, ku më shumë se 2,000 njerëz vdiqën nga mbidoza vetëm vitin e kaluar.

Ligji nuk i legalizon plotësisht substancat, por do të thotë se kanadezët mbi 18 vjeç në provincën e bregdetit të Paqësorit, të cilët posedojnë deri në 2.5 gramë për përdorim personal nuk do të arrestohen ose akuzohen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Frika nga kriminalizimi bëjnë që disa njerëz të fshehin përdorimin e tyre të drogës, të përdorin vetëm ose të përdorin në mënyra të tjera që rrisin rrezikun e dëmtimit”, shkroi në Twitter Dr Theresa Tam, shefja e shëndetit publik në Kanada.

ME TE LEXUARAT