Ky është shteti i parë në BE që do të ketë certifikatën dixhitale për Covid-19

Bota

Ky është shteti i parë në BE që do të ketë


Franca është bërë shteti i parë në Bashkimin Evropian i cili ka nisur testimin e një certifikate digjitale për koronavirus, të udhëtimit, si pjesë e një skeme në të gjithë Evropën e që Brukseli shpreson që të lejojë udhëtimin e lirshëm të njerëzve brenda bllokut deri në verë.

Mediat vendase bëjnë me dije se aplikacioni TousAntiCovid, është pjesë e programit të gjetjes së kontakteve, i cili është azhurnuar për të ruajtur rezultatet negative të testit Covid-19 në celularët e udhëtarëve dhe është duke u testuar në fluturimet për në Korsikë dhe departamentet e huaja nga kjo javë, shkruan abcnews.al.

Ndër të tjera bëhet me dije se prova në lidhje me këtë aplikacion verifikimi do të zgjatet nga 29 prilli për të përfshirë certifikatat e vaksinimit, thanë zyrtarët për Le Monde, dhe sistemi përfundimisht mund të miratohet për ngjarje publike të tilla si koncerte, festivale dhe panaire tregtare, megjithëse jo për bare dhe restorante.

Ndërkohë komisioneri evropian për drejtësi, Didier Reynders tha javën e kaluar se pret që “certifikata digjitale” të bëhet deri më 21 qershor. Certifikata është prioritet urgjent për shtetet e Evropës Jugore, ekonomitë e të cilave janë dobësuar nga pandemia.
Certifikata mundëson që udhëtarët të mos kenë nevojë të hyjnë në karantinë dhe mund të bëjnë blerje në dyqane duke treguar provat nga telefoni i tyre se janë vaksinuar dhe janë negativ për koronavirus ose kanë antitrupa nga COVID-19.

Aplikacioni do të gjenerojë një kod të sigurt QR që përmban një sërë informacioni duke përfshirë emrin e udhëtarit, datën dhe llojin e testit ose vaksinës së tyre, dhe detajet e mjekut ose laboratorit përkatës, të gjitha këto mund të kontrollohen në bazë të një baze të dhënash kombëtare.

 

ME TE LEXUARAT