Ky burri mori aksidentalisht dy doza të ndryshme të vaksinës anti-covid, çfarë i ndodhi?

Bota

Ky burri mori aksidentalisht dy doza të ndryshme të vaksinës

Një burrë të cilit i ishin dhënë gabimisht dozat e vaksinës për COVID-19 nga dy prodhues të ndryshëm u ndie i ‘shqetësuar’. Sipas mediave të huaja, Craig Richards tha se përzierja ndodhi të martën në mëngjes kur atij iu dha një dozë e Pfizer si doza e tij e dytë – para se personi që e administronte të kuptonte që doza e tij e parë ishte nga Moderna.

“Ai tha: ‘Je gati?’ Unë thashë, ‘Sigurisht’, dhe ai më dha vaksinën”, ka treguar Richards nga Anglia.
“Sapo më dha vaksinën, ai shikoi kartën time, dhe unë mendoj se ai e kuptoi se sapo më dha Pfizer”. Richards kishte marrë dozën e tij të parë të vaksinës Moderna në mars në të njëjtin vend të vaksinimit në Lempster, një qytet në New Hampshire. Ndryshe, të dy këto vaksina – Pfizer dhe Moderna – përfshijnë dy doza.

Marrja e vetëm një doze thuhet se siguron një farë niveli të mbrojtjes, por marrësit duhet të marrin të dyja dozat për të marrë përfitimet e plota. Një mbikëqyrës në vendin e vaksinimit foli me Richards dhe sipas tij, tha: “Do të jeni mirë”. Por Richards nuk ishte i kënaqur dhe nuk mund të besonte se çfarë po ndodhte.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sidoqoftë, shkruan Metro, në një deklaratë, Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të shtetit tha se Richards do të jetë mirë. Ndryshe, Britania e Madhe ka nisur një studim për efektivitetin e përzierjes së llojeve të ndryshme të vaksinave të coronavirusit, duke përfshirë Pfizer dhe Moderna.

ME TE LEXUARAT