"Ku të shkoj?" Kaosi pushton rrugët e Hollivudit

Bota

"Ku të shkoj?" Kaosi pushton rrugët e Hollivudit

Pjesa më e madhe e zemrës së Hollivudit është e mbuluar me tym të dendur, aq sa mezi mund të shihen majat e palmave të larta, të cilat janë vendosur përgjatë rrugëve të qytetit.

Sipas deklaratave të huaja një kaos i madh ka pushtuar rrugët e mbuluara nga zjarri. Njerëzit përdorin xhup për të mbuluar fytyrat e tyre në mënyrë që të marrin frymë. Shumë prej tyre mbajnë çanta dhe valixhe në kërkim të një vendi për të shkuar. 

Zjarri i Sunset shpërtheu rreth orës 18:00 (14:00 GMT) sipas kohës lokale të mërkurën, duke mbuluar pjesën më të madhe të Hollivudit me tym të dendur dhe duke detyruar një urdhër evakuimi. Nga mesnata me orën lokale zjarri përfshiu një sipërfaqe prej 60 hektarësh.

Gazetari i BBC shprehet se përgjat kalimit në rrugët e Hollywood-it, ka parë njerëz të shumtë duke u larguar nga shtëpitë e tyre dhe duke marë me vete aq pak sende sa mundeshin.

Një grua ka treguar se si zjarri filloj pa u kuptuar, "Po shëtisja me qenin tim dhe do të ndaloja në një supermarket për të mar disa ushqime, kur papritur nuhata një aromë të fortë tymi. U kthev në shtëpi, dhe nga dritarja e dhomës mund të shija se si zjarri lëvizte me shejtësi nëpër kodrat e Hollivudit."

Ajo paketoi atë që mundi: ushqim, rroba, batanije, ushqim për tre qentë e saj të vegjël.

“Nuk mund ta besoj këtë”, tha ajo e rraskapitur.

Makayla Jackson, 26 vjeçe, mbajti djalin e saj dyvjeçar Ramari në cep të një rruge ndërsa ata prisnin një udhëtim. Ata ishin evakuuar nga një strehë për të pastrehët që rrezikohej të digjej.

“Thjesht na thanë të dilnim dhe të shkonim”, më tha ajo.


Shumë nga rrugët pranë flakëve, si Bulevardi ikonik i Hollivudit, i cili përfshin Walk of Fame në Hollywood, janë të bllokuara nga trafiku. Disa madje janë duke shkuar në anën e gabuar të rrugës për të shpëtuar.

'Ferri' mund të shihej nga autostradat aty pranë, duke ndriçuar errësirën me nuanca të kuqe të ndezura.

Megjithatë, në periferi të qytetit legjendar, duket sikur asgjë nuk po ndodh. Njerëzit hanë darkë, bëjnë pazar dhe shkojnë mbrëmjet e tyre./BBC

ME TE LEXUARAT