Kryeministri sllovak del nga rreziku, shkrimtari që e qëlloi, nuk ka vepruar vetëm?!

Bota

Kryeministri sllovak del nga rreziku, shkrimtari që e qëlloi, nuk ka

Autori i plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico mund të mos ketë vepruar i vetëm, sic dyshojne autoritetet vendase.

Mediat e huaja shkruajnë se ekziston mundësia që shkrimtari 71 vjeçar, Juraj Cintula i cili qëlloi 5 herë me armë zjarri drejt Ficos, mund të ketë bashkëpunuar me persona të tjerë për të kryer atentatin që mund të kishte qenë fatal për kreun e shtetit sllovak.

Duke mos dhënë detaje të shumta, mediat shkruajnë se persona të tjerë të paidentifikuar mund të kenë ndihmuar 71 vjeçarin me informacione mbi kohën se kur mund të qëllonte drejt kryeministrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit, TE DIELEN ka dalë nga gjendja kritike për jetën dhe situate e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme, por mbahet në kujdes intenstiv.

Ngjarja e rëndë u dënua nga liderët e BE si një sulm ndaj shtetit ligjor dhe demokracisë.

ME TE LEXUARAT