Kriza Rusi-Ukrainë: Pse Brukseli ka frikë se Evropa është më afër se kurrë luftës

Bota

Kriza Rusi-Ukrainë: Pse Brukseli ka frikë se Evropa është

“Evropa tani është më afër luftës sesa ka qenë që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.”Kështu thotë një diplomati i lartë i BE-së, për BBC, mbi tensionet aktuale me Moskën, për vendosjen e trupave ushtarake në kufirin me Ukrainën.

Gjendja në Bruksel është shqetësuese, thotë ai, Ekziston një frikë e vërtetë se Evropa mund të jetë drejt krizës së saj më të keqe të sigurisë në dekada.

Por ankthi nuk është tërësisht i përqendruar në perspektivën e një lufte të gjatë dhe të zgjatur tokësore me Rusinë për Ukrainën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është e vërtetë tha ai, se : BE-ja po paralajmëron Kremlinin për “pasoja ekstreme” nëse ndërmerr veprime ushtarake në Ukrainën fqinje. Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock ishte në Kiev dhe Moskë për të thënë pikërisht këtë gjë.

Por shqetësimi gjithëpërfshirës në Perëndim – Uashingtoni, NATO, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE – ka të bëjë më pak me mundësinë e një lufte mbi Ukrainën, dhe shumë më tepër, me faktin se Moska po kërkon të ndajë dhe destabilizojë Evropën – duke tronditur ekuilibrin e fuqisë kontinentale në favor të Kremlinit.

Perëndimi beson se Kremlini ka investuar shumë në manovrat e tij publike mbi Ukrainën për t’u tërhequr tani, pa diçka për të treguar për të.
Administrata Biden nga ana tjetër po pret me padurim një qëndrim të fuqishëm të BE-së për sanksionet e mundshme, në varësi të mënyrës së veprimit që do të marrë Moska.

Optimistët e BE parashikojnë se blloku do të bierë dakord për një sërë sanksionesh të mundshme deri më 24 janar, në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm. Por edhe kjo nuk është aspak e garantuar.TCH

ME TE LEXUARAT