Kosovë, mjekët refuzojnë të vaksinohem me AstraZeneca

Kosovë&Rajon

Kosovë, mjekët refuzojnë të vaksinohem me AstraZeneca

Me gjithë pritjet e gjata për pranimin e vaksinave në Kosovë, pikërisht ata që janë në vijën e parë të frontit po refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca. Deri tani nga 11 mijë mjekë dhe infermierë janë vaksinuar rreth 5000. Këtë vendim të tyre po e kritikojnë të moshuarit të cilët po shprehin interesim më të madh.

Mjekët dhe infermierët në Kosovë po hezitojnë të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca. Që nga 29 marsi kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, vetëm 2700 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar nga afër 5 mijë sa do duhej të vaksinoheshin.

Menaxheri i qendrës, Bardh Nimani tregon se kjo po ndodh përkundër faktit se stafi shëndetësor trajtohet me prioritet për vaksinim, raporton Top Channel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata qëndron e njëjtë edhe në nivel vendi, pasi nga 11 mijë mjekë dhe infermierë sa ka Kosova, vetëm mbi 5 mijë prej tyre janë vaksinuar.

Por, ndryshe nga ta, gatishmëri të lartë po tregojnë të moshuarit të cilët thonë se mos vaksinimi i stafit shëndetësor po frikëson qytetarët. Përveç 24 mijë dozave AstraZeneca të pranuara përmes programit Covax, Kosova pritet të pranoj gjatë muajit maj edhe 95 mijë doza Pfizer nga Bashkimi Evropian.

ME TE LEXUARAT