Kongresmeni republikan: SHBA dhe BE të bashkëpunojnë për të zgjidhur konfliktin Kosovë-Serbi

Bota

\Kongresmeni republikan: SHBA dhe BE të bashkëpunojnë për

SERBI- Kongresmeni republikan Mike Turner në një intervistë për mediat serbe ka komentuar situatën mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas Turner Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerët evropianë po punojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës.
"Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku, si BE-ja dhe SHBA-ja, dhe t’i bëjmë partnerët tanë të gjejnë një zgjidhje së bashku, dhe kjo është ajo që Amerika do të vazhdojë të bëjë. Rruga ime këtu nuk ka të bëjë me Kosovën. Mënyra ime ka të bëjë me rajonin,"-tha Turner.

Gjithashtu kur u pyet se ai beson Prishtinës dhe kryeministrit Kurti kur thotë se do të përmbushë diçka, Turner u shpreh se besueshmëria fitohet me veprime.
"Sigurisht, besueshmëria fitohet me veprime. Dhe mënyra se si Ambasadori Hill e shikon këtë është se si ne e mbështesim dialogun evropian dhe përpjekjet e tyre për të kontribuar në një zgjidhje së bashku.

ME TE LEXUARAT