Konflikt i ashpër me thika mes të rinjve, plagoset rëndë 14-vjeçari

Bota

Konflikt i ashpër me thika mes të rinjve, plagoset rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Birmingham, Britani, ku një “luftë” e ashpër me thikë ka shpërthyer mes të rinjve në një park të quajtur Burbury Park, ngjarje që ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 14-vjeçari.

Sipas informacioneve nga Policia e West  Midlands përplasja mes të rinjve ka ndodhur rreth orës 19:00, të martën. Dëshmitarët okularë që kanë parë ngjarjen kanë mbetur të tmerruar dhe kanë shprehur frikën në lidhje me këto sherre banale që po bëhen mes të rinjve.

”Po çmendem duke parë këta të rinj me thika.Më frikëson që ka fëmijë që përpiqen të vrasin fëmijë. Unë shqetësohem për fëmijët e vëllait tim, të cilët janë  të vegjël. Të rritesh në këto kohë është e keqe. ”, ka thënë njeri prej tyre.

14-vjeçari i goditur shumë herë me thikë, ka marrë plagë të rënda por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithatë rikuperimi i tij kërkon një kohë të gjatë dhe kujdes intensiv.
Sa i përket shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes policia po kryen të gjitha ekzaminimet dhe hetimet e nevojshme.

ME TE LEXUARAT