Kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer, gruaja infektohet me Covid dhe humb jetën

Bota

Kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer, gruaja infektohet


Një grua në Nabraska, edhe pse kishte marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, ka humbur jetën nga Covid

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Nebraskës, bën me dije se gruaja ishte rreth të 80-ve dhe kishte sëmundje të tjera bashëshoqëruese të cilat përkeqësuan gjendjen shëndetësore të saj. Ajo prej dy javësh ndodhej e shtruar në spital dhe sipas autoriteteve vendase e moshuara kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer.

Lajmi u bë i ditur pasi zyrtarët vunë re një shpërthim të Covid-19, në një shtëpi pleqsh në Kearney dhe pse pjesa më e madhe e tyre ishte e vaksinaur.

Nga 23 banorë të shtëpisë së të moshuarve që dolën pozitiv me Covid-19, vetëm dy prej tyre shfaqën simptoma.

“Në përgjithësi, vaksina bëri atë që duhej të bënte: Ajo parandaloi sëmundjen e rëndë dhe parandaloi njerëzit të shkonin në spital,” tha Dr. M. Salman Ashraf, drejtor mjekësor i Programit të Vlerësimit dhe Nxitjes së Kontrollit të Infeksionit në Nebraska.

Kujtojmë se më herët Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikoi një raport mbi disa raste të tjera të ngjashme në një shtëpi pleqsh në Kentaki ku të gjithë kishin marrë të dyja dozat e vaksinës.

ME TE LEXUARAT